RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Kampioni francez është nikoqir i klubit gjerman në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampionëve, takim që zhvillohet në ‘Red Bull Arena’ nga ora 21:00.
Ekipi i Thomas Tuchel vjen në këtë ndeshje pas fitores në udhëtim te Basaksehiri dhe synon fitoren e radhës nga ky udhëtim i vështirë, edhe përkundër mungesave të shumta.
📌🏟️ 𝙍𝘽 𝘼𝙧𝙚𝙣𝙖 #RBLPSG pic.twitter.com/Q6BQL68QEa
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 4, 2020
Vendasit e Julian Naggelsman vijnë në këtë takim pas një humbje të madhe nga Manchester Unitedi dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive në ndeshjen në shtëpi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
RB Leipzig: Gulacsi; Orban, Upamecano, Konate; Mukiele, Haidara, Nkunku, Angelino; Dani Olmo, Forsberg; Sabitzer
PSG: Keylor Navas; Florenzi, Danilo, Kimpembe, Kurzawa; Ander Herrera, Marquinhos, Gueye; Di Maria, Kean, Sarabia.
/Telegrafi/