Rasenball Sport Leipzig është duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Manchester United në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra gjermane kaloi në epërsi me anë të Angelinos që u asistua nga Sabitzer.
RB Leipzig nuk u ndal me kaq dhe arriti që brenda pak minutash të dyfishoi epërsinë e tyre.
Amadou Haidara në minutën e 13-të pranoi një asistim nga Angelino, për të shënuar për 2-0.
Gjermanët e shënuan edhe golin e tretë me anë të Willi Orban (30′), mirëpo ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Kështu si qëndrojnë gjërat në Grupin H, RB Leipzig është lider me 12 pikë, PSG me nëntë edhe pse ndeshja e tyre me Basaksehirin është ndërprerë, aq sa ka edhe United në të tretin dhe skuadra turke me tri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NsltLyzvSy4
https://www.youtube.com/watch?v=7WgCiXz9w98