RB Leipzig ka fituar me rikthim në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e tretë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët kanë arritur të tregojnë forcën e tyre, pasi janë rikthyer nga disavantazhi për të marrë një fitore të madhe ndaj PSG-së.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët edhe shënuan të parët, por u barazuan në fund të kësaj pjesë, ndërsa humbën edhe një penallti.
PSG shënoi pas vetëm gjashtë minutave lojë me anë të Angel Di Maria, i cili shënoi për 0-1, ndërsa argjentinasi humbi penalltinë në minutën e 16-të duke humbur edhe mundësinë për të dyfishuar epërsinë.
All to play for in the second half, let's goooo! 🙌
🔴⚪ #RBLeipzig #RBLPSG 1-1 (46') pic.twitter.com/fNJ1tv4qlm
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) November 4, 2020
Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 42-të me anë të Christopher Nkunku që barazoi shifrat në 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores, ndërsa PSG mori dy kartonë të kuq në këtë pjesë.
Emil Forsberg ishte i saktë nga penalltia në minutën e 57-të duke shënuar për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi PSG nga minuta e 69-të mbeti pa Idrissa Gueye, ndërsa në shtesë u ndëshkua edhe Presnel Kimpembe.
YEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEESSSSS!!! 😍😍😍
🔴⚪ #RBLeipzig #RBLPSG #UCL pic.twitter.com/byuvvtDqYn
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) November 4, 2020
Pas kësaj fitore, RB Leipzig ka gjashtë pikë në vendin e dytë, po aq sa Manchester Unitedi i pari, ndërsa PSG zë pozitën e tretë me tre pikë.
Në ndeshjen e radhës, përsëri do të luajnë këto dy skuadra mes vete, por kësaj radhe në Parc des Princes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vBVy7zUKA0I
https://www.youtube.com/watch?v=iHIKKQraEBQ