RB Leipzig ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi me aksione nga të dyja palët që kërkonin golin.
Por të parët ishin gjermanët që shënuan, ku në minutën e 24-të, ishte Dominik Szoboszlai ai që gjeti rrjetën për 1-0.
https://twitter.com/super_d7em/status/1468301452120662017
Edhe pse rastet nuk munguan, sidomos nga skuadra e Pep Guardiolas, rrjetat heshtën në pjesën e parë.
Minutat e para të pjesës së dytë ishin më të qeta, ndërsa gjermanët arritën të shënonin të parët sërish.
Emil Forsberg pasoi te Andre Silva i cili shënoi për 2-0 në minutën e 71-të.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468298140155535367
Por në minutën e 77-të, Man City u kthye në lojë. Riyad Mahrez arriti të shënojë pas një asistimi të Oleksandr Zinchenko për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468300032910704642
Në minutën e 82-të, Man City mbet me një lojtarë më pak, kur Kyle Walker u ndëshkua me karton të kuq.
Ndeshja u mbyll me fitoren e gjermanëve që siguruan një vend në Ligën e Evropës, ndërsa Man City e kishte siguruar pozitën e parë në grup para kësaj ndeshje. /Telegrafi/