Telegrafi

RB Leipzig fiton bindshëm ndaj Borussia Dortmundit

RB Leipzig ka marrë një fitore të madhe në derbin e Bundesligës ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-0.

Vendasit e siguruar fitoren në pjesën e parë duke shënuar dy herë.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, kur Willi Orban shënoi me kokë për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 45-të, Dominik Szoboszlai shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.

Në pjesën e pritej më shumë nga Borussia Dortmund, por që nuk bën diçka për tu kthyer në lojë.

RB Leipzig mbylli ndeshjen në minutën e 85-të me golin e Amadou Haidara që shënoi për 3-0.

RB Leipizg pa tetë pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Borussia Dortmund ka 12 pikë. /Telegrafi/