Site icon Telegrafi

RB Leipzig eliminon Borussia Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

RB Leipzig ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Venasit e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar raste që në start.

Goli erdhi në minutën e 22-të, kur Timo Werner shënoi për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me raste nga vendasit që kanë mundur ta shtojnë epërsinë.

Goli i qetësisë për vendasit që ishin më të mirë erdhi në fundin e ndeshjen me golin e shënuar nga Willi Orban.

Me këtë fitore RB Leipzig kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version