Telegrafi

RB Leipzig – Borussia Dortmund, derbi i xhiros në Bundesliga zhvillohet në Red Bull Arena – formacionet zyrtare

RB Leipzig dhe Borussia Dortmund përballen në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Vendasit janë duke kërkuar këndelljen, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë kampionatin dhe tanimë kanë shkarkuar trajneri.

Ish-trajneri i Dortmund, Marco Rose e ka marrë drejtimin e klubit bardhekuq dhe synon ta nis me fitore aventurën e tij te Leipzig.

Leipzig ka grumbulluar vetëm pesë pikë pas pesë ndeshjeve, derisa Dortmund ndodhet në krye me 12 pikë dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Formacionet zyrtare:

RB Leipzig: Gulasci, Diallo, Schlager, Simakan, Orban, Szoboszlai, Forsberg, Laimer, Werner, Nkunku, Raum.

Borussia Dortmund: Meyer, Meunier, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro, Ozcan, Reus, Brandt, Bellingham, Wolf, Modeste.

/Telegrafi/