RB Leipzig ka fituar ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-1 në derbin e javës në Bundesliga.
Kështu vendasit arritën t’ia shkaktojnë kubit bavarez humbjen e parë pas 19 ndeshjeve.
Golat për Leipzigun i shënuan Naby Keita (37′) dhe Timo Werner (56′), kurse për mysafirët shënoi Sandro Wagner (12′).
Me një gol dhe asistim më i miri në këtë takim ishte Keita, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Liverpoolit.
Për Bayernin më i miri ishte Wagner, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Sebastian Rudy dhe Mats Hummels.
Keita në 69 minuta të luajtur bëri dhe katër pasime kyçe, saktësi të pasimeve prej 74 për qind, 40 prekje të topit dhe fitoi tri duele në ajër. /Telegrafi/
Notat e lojtarëve të Leipzigut:
Notat e lojtarëve të Bayernit: