RB Leipzig është skuadra e dytë gjysmëfinale e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane është përkujdesur për befasinë më të madhe, pasi ka eliminuar Atletico Madridin.
Gjermanët bënë një lojë fantastike ku në fund me plot meritë e fituan me rezultat 2-1.
Dani Olmo dhe Tyler Adams realizuan golat për Leipzig, teksa golin e vetëm për Atleticon e shënoi Joao Felix.
Qendërmbrojtësi Dayot Upamecano është shpallur lojtari i ndeshjes me notën më të madhe, ndërsa paraqitje të mirë patën edhe Marcel Sabitzer, Dani Olmo, Tyler Adams dhe Angelino.
Ndërkohë te Atletico nota më e lartë shkoi për Joao Felix, teksa dështimi i ndeshjes ishte portieri Jan Oblak. /Telegrafi/