Në eventin RazerCon 2021, Razer ka prezantuar produktet e reja e në mesin e tyre ishte edhe maska për fytyrë Zephyr, që së shpejti do të jetë në treg.
Maska përmban tre filtra, por nuk është testuar në COVID-19. Zephyr do të duhej të filtronte 99 të grimcave që gjenden në ajër dhe atë me ndihmën e filtrit Razer N95, transmeton Telegrafi.
Këta filtra janë më të qëndrueshëm për dallim nga maskat standarde njëpërdorimëshe, dhe mund t’i përdorni tri ditë para se të vendosni t’i ndërroni me të rejat.
The demand for the Razer Zephyr has been overwhelming and our first wave is sold out within minutes. Stay tuned and appreciate your patience as we work hard to restock them as fast as we can. Sign up to be notified when the next batch arrives: https://t.co/GYZgUXnsdK pic.twitter.com/YSNBuYuRaW
— R Λ Z Ξ R (@Razer) October 22, 2021
Si në pjesën e jashtme ashtu dhe në atë të brendshme do të gjeni dritat RGB Razer, fuqia e të cilave mund të kontrollohet me ndihmën e aplikacionit të instaluar në telefonin e mençur.
Ajo çfarë më së shumti i intereson opinionit është çmimi i këtij artikulli. Zephyrin mund ta porositni me një çmim prej 99.99 dollarëve, e në këtë çmim përfshihen nëntë filtra që do të zgjasin rreth tri ditë.
E mundur është të bëhet porosia e filtrave shtesë që vijnë në një pako prej 10 copë me një çmim prej 29.99 dollarë. /Telegrafi/