Razer u ka ofruar përdoruesve të iPhone që duan të luajnë lojëra në pajisjet e tyre një ventilator ftohës që duhet të parandalojë mbinxehjen e pajisjes.
Bëhet fjalë për një pajisje e cila arrin të ftohë MagSafe, i cili është i pajtueshëm me iPhone 12 dhe 13.
Kjo pajisje funksionon në heshtje dhe zhurma nuk i kalon 30 dB, dhe përbëhet nga shtatë “helika” dhe ndriçimi RGB.
Kërkohet një karikues USB-C për funksionimin e tij.
Ventilatori i përket serisë së pajisjeve Phone Cooler Chrome dhe kushton 60 dollarë. Modele të tjera janë të pajtueshme me pajisjet me iOS dhe Android.
Në Razer, ata padyshim besojnë se do të parandalojë mbinxehjen e pajisjeve moderne që nxehen kur ngarkohen, dhe një nga ato ngarkesa është të luash lojëra si PUBG. /Telegrafi/