Telegrafi

Razer Blade shitet për vetëm gjysmë ore

Razer nuk tha se nga sa copë të portativit përbëheshin stoqet fillestare, e për ata të cilët nuk kanë arritur të blejnë një të tillë thuhet se dërgesa e ardhshme do të arrij pas përafërsisht dy javëve. Portativi Blade i Razerit është i pajisur me procesorin Core i7 2640M, 8 GB të memories DDR3, SSD-në 256-gigabajtësh, GPU-në GeForce GT 555M të Nvidias, ekranin 17-inçësh me HD rezolucion të plotë dhe me tastierën interesante anash së cilës ndodhet LCD ekrani i vogël i ndjeshëm në prekje, i cili gjithashtu shërben në lojërat e ndryshme. /Telegrafi/