Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Paul Rayan, është përpjekur të mërkurën të ulë zemërimin e shkaktuar pas raportimit se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga ish-shefi i FBI-së James Comey që të ndërpresë pjesën e hetimeve që kanë të bëjnë me Rusinë.
“Na nevojiten faktet”, ka thënë Rayan, duke shtuar se ai ka besim në presidentin Trump, transmeton Reuters.