Përbërësit:
* 500 gr miell
* 7 lugë sheqer
* 7 lugë maja birre
* 200 gr qumësht
* 750 gr mish i zier
* 700 gr sallam të tymosur e të grirë
* 700 gr kërpudha të buta
* 7 qepë
* 7 thelbi hudhër
* 50 gr spinaq i zier
* 2 vezë
* majdanoz
* vaj ulliri, gjalpë, kripë, piper
Gatimi:
Një ditë përpara përgatisni brumin. Shkrini majanë e birrës dhe sheqerin në 3 apo 4 lugë ujë të vakët. Kur majaja të ketë dyfishuar vëllimin, zini brumin në një tas balte me miell dhe qumësht. Punojeni mirë me dorë derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm. Mbështilleni brumin me një pecetë dhe lëreni 30 minuta.
Ndërkaq përgatisni mbushjen: përzieni bashkë mishin e zier e të grirë, sallamin e tymosur të grirë, spinaqin dhe kërpudhat të pastruara paraprakisht, të prera dhe të skuqura pak me gjalpë, qepën e grirë hollë me hudhrën dhe majdanozin. Bashkojini me vezët dhe rregullojini me kripë e piper.
Shtrini petën e brumit. Në distancë të baras larguar hidhni mbushjen dhe me prerësen e brumit formoni raviolët, duke i mbyllur mirë anët. Ziejini me avull, mundësisht në sitë të mbështjellë me letër alumini të lyer me vaj dhe të vendosur mbi një tenxhere ku vlon ujë. /Telegrafi/