Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka inaguruar rrugicat e asfaltuara të fshatit Raven, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sonte në këtë muaj të bekuar të Ramazanit ndodhemi në fshatin Raven dhe bashkë me banorët përurojmë disa rrugica të asfaltuar në mëhallën e Kodrës. Fshati Raven tani është shndërruar në vendbanim urban dhe është bë si një para-lagje e bukur periferike e qytetit të Gostivarit. Kemi bërë shumë punë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Rrugicat janë bërë me kritere dhe standarde bashkëkohore, dhe shpresoj që investimi tu shërben banorëve të fshatit Raven”, tha mes tjerash kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.
Hapësira e e asfaltuar në rrugicat e Ravenit ka kushtuar 2.6 milion denarë dhe ka një sipërfaqe prej 1800 metër katrorë./Telegrafi/