Telegrafi

Rave rikthehet përsëri po me një livestream më ndryshe ku të ftuar ka SYTË

SYTË u formua zyrtarisht në vitin 2018 nga Nita Kaja (vokal/tekste) dhe Drin Tashi (sinta/kitarë/producent).

Në vitin 2017 Nita u zhvendos nga New Jersey në Kosovë dhe së bashku me Drinin filluan të komponojnë albumin e tyre të parë, i cili u lansua në korrik të vitit 2018.

Megjithëse SYTË ishin fillimisht një duo, ata u zgjeruan në një grup me katër antarë, ku basisti Fatlind Ferati dhe bateristi Granit Havolli u bashkuan pak para lansimit të albumit.

Grupi ka punuar fuqishëm dhe në mënyrë të pavarur për të krijuar një emër për vete; që nga debutimi i tyre, ata kanë prodhuar dy albume, katër video muzikore, dy animacione dhe kanë performuar në festivale si Sunny Hill (KS), Pop-Kultur (DE), Localize (DE), Turtle fest (AL), Ngom fest (KS), Greenfest (KS), Streetfest (KS), Beerfest (KS) koncerti 20/20 (KS) etj.

Këtë të shtunë, duke filluar prej orës 21:00, ju mund të ndiqni performancën e tij në “Rare Live Session” dhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/