Rave paralajmeron risi për këtë fillim t’fundvitit. Në nëntor pas edicionit të dyte të Prishtina Music Conference, me moton e konsistences, Rave prezanton Rave Festival me program te muzikes elektronike.
Postimi i fundit ne rrjete sociale te Rave, shkruan: Motoja e PMC-se 2022 për konsistence në qasje, dorezim dhe sjellje po i jep jetë eksperiencave të reja në industrine tonë t’muzikes.
Mungesa e emocioneve ndaj ndjesive të reja ka shty Rave të studioj ni plan t’ri; ta formoj’ ni identitet të ri për qytetin tonë. Ni identitet ku mujme me u kap krejt, tu e zvogëlu polarizimin ekstrem aktual jo vetëm të skenës sonë t’muzikes, por praktikisht gjithçkaje që po shohim e po dëgjojmë.
Afterparty i PMC-se në 2022. Në ni vend shumë te ri te pa-perdorun me heret.
Ni koncept konsistent, pa-mbarim; me senzacione qe ngjallin emocione te reja e te vjetra; muzike e cila percjelle miresinë e mirëqenien e kahmotshme n’zo t’Prishtines cool.