Në sesionin e ri të Rave vjen një artiste nga Prishtina e quajtur Elise.
Elisa gjatë viteve të fundit perveç arkitekturës ka eksploruar strukturën e tingujve ndër format e tjera të artit.
Duke u rritur në Prishtinë, e rrethuar nga mbetjet konkrete të arkitekturës ish-Jugosllave, ka ndikuar thellë në shijen e saj të muzikës.
Duke përdorur tingullin si një formë e shprehjes mbi bukurinë që gjen në emocionet më të thella, ajo do të shfaqë një anë të saj në ngjarjen tonë të ardhshme.
Andaj mos mungoni as këtë radhë!
Performancën e saj mund ta ndiqni në faqen e Rave si dhe në faqen e Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/