Telegrafi

Rave në edicionin e radhës, hap muajin janar me GRUDA

Kësaj here kemi të ftuar një super artist nga Shqipëria, i cili ka të përgatitur një set që do ju jap të gjithëve energji pozitive në këtë kohë pandemie.

Gruda, DJ dhe arkitekt i cili e sheh muzikën si një udhëtim midis tingujsh e ngjyrash.

Gjithçka filloi me dëshirën per të shprehur stilin e tij nëpërmjet miksimeve, si Cordoba, Before The Sunrise, Elegance, Miami House, Kamomil, Purple Shadoë, Traditional Spirits etj.

Zhanret që ai luan variojnë nga ‘Oriental Deep House’ në ‘Progressive Dub Tech’.

Gjatë viteve të fundit e ka ndarë skenën me artistë botëror si Alex Kennon, Heidi, Roy Rosenfeld, etj duke performuar kështu në festivale, ‘Street parties’ dhe klube të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.

Performancën e tij mund ta ndiqni këtë të diel nga ora 21:00 në faqen e Rave e po ashtu edhe në faqen e Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/