Telegrafi

Matale vjen në Sesionet Live në Rave këtë të shtunë

Rave Live Session po vazhdon të sjellë koncerte në formën virtuale.

Matale është një DJ e re nga Prishtina.

Ajo e gjen vetën në ballroom/vogue music, electronic-industrial, dancehall, baltimore club, gqom, forward thinking electronic dance music dhe shumë tjera.

Matale është pionere e drag dhe queer partive ‘Prishtinë is Burning’ që ndodhin nëpër vende të ndryshme të Prishtinës.

Ajo gjithashtu bashkëthemeloj me motrën e saj kolektivin ‘BIJAT’, që përmban seri të partive queer/feminist, me qëllim të krijoj hapësirë për DJ the producente femra dhe ‘queer’.