Telegrafi

Raundi i ri në bisedimet me Iranin

Rezultati i këtij takimi do të ndikojë në vendimin nëse SHBA-ja dhe aleatët evropianë do të kërkojnë, apo jo sanksione të mëtejshme ndaj Iranit. Me gjithë presionin nga Washingtoni dhe aleatët e tij evropianë, Rusia dhe Kina i kanë tërhequr këmbët zvarrë, për sa i takon përpjekjeve për sanksione ekonomike kundër Iranit.

Pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit; Rusia, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Kina pranuan bashkë me Gjermaninë që ta vinin në provë Teheranin. Ato pranuan që të prisnin vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, lidhur me një plan-veprimi të hartuar bashkë me iranianët.

Një raport i dytë pritet nga Shefi i Diplomacisë evropiane, Javier Solana pas takimit të tij me të ngarkuarin e posaçëm iranian. Nëse siç pritet, zoti Jalili nuk tregon asnjë shenjë nga ana e iranianëve për të pezulluar aktivitetet për pasurimin e uraniumit, atëherë kjo do të çojë në ripërtëritjen e nxitjes së sanksioneve të OKB-së.

Kjo do të fillojë gati menjëherë, me një takim të planifikuar të zyrtarëve të ministrive të jashtme të vendeve të përhershme në Këshillin e Sigurimit, takim i cili do të mbahet ditën e shtunë në Paris. /bbc/