Site icon Telegrafi

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti,  Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Kjo zarf mundet të bashkohet me zarfet tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarf postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë.

Fletëvotimet për votim përmes postës,  duhet të arrijnë në KQZ deri më 12 nëntor 2021.

Për më shumë shiko videon:

 

Exit mobile version