Site icon Telegrafi

Raundi i dytë i zgjedhjeve, KQZ tregon mënyrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 14 nëntor 2021, do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

KQZ njofton se të drejtën për të votuar e kanë të gjithë votuesit e komunave për të cilat do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

KQZ ka treguar edhe mënyrën sesi qytetarët duhet të votojnë të dielën e 14 nëntorit.

“Pasi ta merrni fletëvotimin sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit”, thuhet në njoftim.

Vendvotimet dhe lokacionet do të jenë të njëjtat, ashtu siç kanë qenë me 17 tetor 2021. Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version