Telegrafi

Rauli i thotë lamtumirë Realit

“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua. Unë dua gjithçka sa i përket futbollit dhe unë dua të mbaj ndjenjën e të qenit lojtar. Unë gjithnjë kam bërë ç’mos në fushë. Fjala i larguar nuk ekziston për mua ose Real Madridin. E ardhmja ime do të zgjidhet sot pasdite më së largu nesër”.

I pyetur se si do të ndihej po që se do të duhej ta vizitonte Bernabeun në Ligën e Kampionëve, por me një ekip tjetër, ai tha: “Është e mundshme që në ndonjë garë tjetër, si Liga e Kampionëve, kjo të ndodhë. Por, do ta lëmë kohën të eci dhe të shohim çfarë përmban e ardhmja. Do të ishte vështirë për mua të kthehesha në Bernabeu me një fanellë tjetër. Unë dua të kuptoj një futboll tjetër, një kulturë tjetër. Unë dua të vazhdoj profesionin dhe të kënaqem me atë që dua më së shumti. Largimi nga Reali, do të ndodhte herët apo vonë”.

“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen përgjatë viteve. Tifozët, bashkëlojtarët, presidentët dhe shtypin. Unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen time. Unë do të isha asgjë pa ata. Unë gjithashtu i dëshiroj Alferdo Di Stefanos riaftësim të shpejtë. Unë gjithmonë do të jem gati nëse Real Madridi ka nevojë për mua. Hala Madrid!”, përfundoi konferencën numri shtatë legjendar i Real Madridit.

33 vjeçari ka debutuar në fanellën e Realit në vitin 1994, ndërsa karrierën e filloi tek Atletico Madridi. Ai ka fituar 5 tituj të La Ligas dhe 3 tituj të Ligës së Kampionëve. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit me 323 gola në 741 paraqitje. /Telegrafi/