Telegrafi

Raul zgjedh pesë legjendat më të mëdha të Real Madridit (Foto)

Raul gjatë përzgjedhjes

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez Blanco, ka zgjedhur pesë lojtarët më të mëdhenj të Real Madridit në histori.

Raul Gonzalez si gjithmonë modest për arritjet e tij, nuk e ka futur vetën në këtë mes.

Spanjolli ishte i pranishëm në televizionin ESPN edicioni meksikan, pasi aktualisht gjendet në Mexico City, për ta promovuar La Ligën në këtë vend.

Raul gjatë përzgjedhjes

Sipas tij lojtari më i madh padyshim mbetet Alfredo Di Stefano. “Don Alfredo Di Stefano pa dyshim është numër një, nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë Raul.

I dyti mbetet Paco Gento i cili fitoi gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve. Në top-5 zënë vend edhe Cristiano Ronaldo, Zindine Zidane dhe Sergio Ramos.

Top-10 nga ku Raul zgjodhi lojtarët më të mirë

Emra si Emilio Butragenio, Jugo Sanches, Ferenc Puscase Juaniot mbeten jashtë listës.

Raul ka luajtur në skuadrën e parë të Real Madridit për 16 vite. Sulmuesi ishte pjesë e mbretërve që nga viti 1994 deri në vitin 201, ku kaloi te Schalke.

Gjatë kësaj periudhe ai luajti për 550 ndeshje dhe shënoi 228 gola.

Ai me mbretërit fitoi gjashtë herë kampionatin, dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Çmime individuale ai mori Pichichin dy herë në vitet 1999 dhe 2001, ndërsa nj herë doli i dyti për garën e Topit të Artë.  /Telegrafi/