Telegrafi

Raul: U habita kur Zidane u bë trajner i Realit

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul, thotë se ishte befasuar kur kishte kuptuar që ish-bashkëlojtari Zinedine Zidane kishte vendosur të vazhdonte karrierën si trajner.

Zidane mori nën menaxhim ekipin e të rinjve të Realit nga viti 2014 deri 2016, para se të bëhej kryetrajner i ekipit të parë në mesin e sezonit të shkuar.

Raul, që luajti me Zidanen në Real mes viteve 2001-2006, thotë se francezi “ishte tip i mbyllur” dhe ishte habitur kur kuptoi se do të futej në botën e trajnerëve.

Lexo po ashtu Benzema po shijon çdo moment të kësaj vere, ja pushimet luksoze të francezit (Foto)

“Zidane? U habita. Ishte tip i mbyllur. Nuk e di. Nuk e shihja si trajner. Nganjëherë i shihni lojtarët të diskutojnë për aspekte të ndryshme të lojës me të tjerët dhe ai nuk e bënte”, ka thënë Raul për “AS”, transmeton koha.net.

Lexo po ashtu Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes

“Por ishte një proces. Ai ishte në pjesë të ndryshme të Realit, më pas ishte me Carlo Ancelottin… në fund vendosi të bëhej trajner. Shkoi te Castilla dhe mundësia i erdhi. Tani janë të gjithë të lumtur dhe mund të them se që nga ai moment e shoh më shumë si trajner”, ka shtuar spanjolli.

Zidane në sezonin e parë me Realin si trajner fitoi Ligën e Kampionëve.