Telegrafi

Raul: Ronaldo e Kaka nuk do ta sfidojnë Real Madridin

Të dy lojtarët thonë se janë të gatshëm të punojnë sipas rregullave të Raulit pas spekulimeve se do të ketë përplasje në mes personaliteteve të tyre, përfshirë edhe pohimet e ish-shefit të Chelsat, Luiz Felipe Scolari.

"Është e pamundur për Raulin të më befasojë. Çdo gjë që ai bën, e bën me aq lehtësi. Ai e ka dëshmuar edhe një herë gjatë këtij para-sezoni se është një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Kaka.

“Ai është shembull për të gjithë dhe po i ecin mirë, po shënon gola. Jemi të angazhuar të gjithë që sulmi të jetë i përsosur”, ka shtuar në anën tjetër Ronaldo.

Kapiteni i Realit, në ndërkohë ka thënë: "Që 15 vjet kam qenë me Madridin duke bërë të njëjtën gjë: duke shënuar gola. Gjatë tërë kësaj kohë kam luajtur përpara dhe mendoj se pikërisht atje do të jem më i dobishmi për ekipin”.