Gazetari që ka burime brenda Real Madridit, Paul Tenorio thotë se Raul është një kandidat për të pasuar Carlo Ancelottin si trajner i tyre sezonin e ardhshëm.
Italiani mbetet objektivi kryesor i Brazilit dhe nëse ai largohet në fund të sezonit, Tenorio thotë se trajneri i Castillas do të konsiderohet si zëvendësuesi i tij.
“Në Real Madrid ata janë shumë, shumë të lumtur me punën e Raul Gonzalez”, deklaroi ai për Radio Marca.
“Në klub ata janë të kënaqur me atë që Raul po bën me ekipin më të ri të kategorisë dhe të gjithë performancën që ai po merr nga disa lojtarë të rinj”.
Raul refuzoi një ofertë nga Leeds këtë sezon pasi u fokusua në punën e tij me Castilla. /Telegrafi/