Telegrafi

Raul në Liverpool?

Sportivja spanjolle Sport ka shkruar së fundi se Raul është kërkuar të kalojë vitet e fundit të karrierës në Liverpool dhe tash është duke e menduar me seriozitet këtë propozim.

Sulmuesi spanjoll është duke e diskutuar ofertën me agjentin e tij Gines Carvajal, edhe pse e di se çfarëdo lëvizje do të varet nga ajo nëse Reali do ta lirojë atë nga kontrata ekzistuese.

Spanjolli 33-vjeçar ka edhe disa propozime multi-milionëshe nga Lindja e Mesme dhe SHBA-të, por dëshiron të shijojë Ligën Premier para se të pensionohet. /Telegrafi/