Në Spanjë pas 85 vitesh futboll, Raul llogaritet si lojtari më i mirë që ka luajtur në këtë kampionat me një avantazh të madh ndaj Messit dhe Ronaldos.
Por ka disa shifra që me siguri që nuk e kanë gëzuar ish-sulmuesin. Një gjykatë ka lëshuar një urdhër sekuestrimi të mbi 9 milionë eurove në emrin e tij. Këtë raporton gazeta spanjolle “El Mundo”.
Bëhet fjalë për një firmë investuese të quajtur “Europa Scar Sport” ku është i përfshirë edhe Raul.
E cila kishte bashkëpunuar me firmën e energjisë diellore Aurantia, e cila kishte marrë një kredi prej 35 milionë euro.
Marrëveshja sipas të dhënave të gazetës ka qenë se Raul do të arkëtonte 20% të fitimit, nëse çdo gjë do të kishte shkuar mirë. Por nëse investimi do të dështonte, duhet të paguante 20% të kredisë.
Në vitin 2011 projekti dështoi komplet. Por Raul refuzon të bëjë pagesën. Tani çështja shkon në gjyq. Raul pretendon se nuk ka pasur të bëjë me drejtuesit e firmës. Tashmë gjykata ka dënuar firmën e tij me gati 9 milionë euro. dhe paratë kërkon t’i marrë me anë urdhrit të sekuestrimit.