Site icon Telegrafi

Raul Jimenez: Manchester United më kërkoi, por jam i lumtur te Wolves

Raul Jimenez e ka konfirmuar që Manchester United e ka në verë, por ka refuzuar një lëvizje në “Old Trafford”.

Reprezentuesi i Meksikës, i cili kaloi një edicion mbresëlënës ku shënoi 27 gola në të gjitha garat për Wolvesin, ishte në radarin e Djajve të Kuq.

Në të vërtetë, United ka kërkuar që të nënshkruajë me Jimenez në janari 2020.

“Një ditë u zgjova dhe Juventusi më kërkonte, një tjetër Manchester United dhe ajo që di është se u bënë bisedime. Por një marrëveshje nuk u arrit kurrë dhe nuk ishte afër. Unë jam shumë i lumtur te Wolves”.

“E vërteta është se unë jam shumë i lumtur në Wolverhampton”, ka thënë Jimenez.

Skuadra e Nuno Espirito Santo aktualisht është e nënta në Ligën Premier League, me Jimenez që ka shënuar katër gola në ligë në tetë paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version