Telegrafi

Raul është pajtuar me gjendjen e tij

Ardhja e superyjeve te Mbretërit, si Kaka, Ronaldo dhe Benzema, ia zbehën rëndësinë ikonës së klubit dhe duke llogaritur moshën e tij, është e kuptueshme që të qëndrojë në bankën rezervë.

“Situata ime nuk është ideale për cilindo lojtar. Kam luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet në 15 vitet e kaluara, ndërsa fillova të luaj më pak tre muajt e fundit”.

“Ky moment doemos duhej të vinte, herët a vonë. Duhet të pranohet situata e këtillë, ngjashëm si veprova unë”.

“Është me rëndësi që të jem i qetë dhe të kuptoj se bashkëlojtarët e mi janë në formë të shkëlqyer”, ka thënë rekorderi i Realit në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/