Telegrafi

Raul: Dy herë e kam refuzuar Barcën

Sulmuesi spanjoll kaloi po thuajse të gjithë karrierën në Santiago Bernabeu pasi nënshkroi nga Altetico dhe ka thënë se një kalim në Camp Nou kurrë nuk ka qenë një opsion serioz për të, për shkak të rivalitetit me Madridin.

“Barcelona dy herë tregoi interesim për të nënshkruar me mua. Megjithatë, unë kurrë nuk kam mundur të luajë për Barcelonën pasi jam një madridist i vërtetë”.

“Madridi është qyteti im. Unë jam lindur dhe rritur në Madrid. Vëllai, motra, miqtë e mi, familja ime, të gjithë jetojnë në Madrid”, ka thënë Raul. /Telegrafi/