Ish-ylli i Real Madridit, Raul Gonzalez ka kërkuar që tifozët të jenë të durueshëm me adoleshentin sensacional të Barcelonës, Ansu Fati.
Fati është zbuluar si emër këtë sezon, pasi iu dha debutimi në ekipin e parë të Barcelonës nga Ernesto Valverde, pas dëmtimeve të Luis Suarez dhe Lionel Messi në fillimin e sezonit.
16-vjeçari gjithashtu ka marrë një thirrje nga Luis de la Fuente për të luajtur teka Spanja U21, por ish-legjenda e Realit, Raul i ka paralajmëruar të mos i bëjnë presion shumë talentit.
“Kur paraqiten lojtarët e rinj, është e rëndësishme të keni durim dhe t’i shijoni ata”, ka thënë fillimisht Raul.
“Është pozitive për futbollin që këta lojtar të rinj po zhvillohen”.
“Unë jam tipi i personit që kam durim me këta lojtarë të rinj dhe i lejoj ata të tregojnë se çfarë mund të bëjnë në fushë”.
“Shpresoj që të tjerët të jenë të njëjtë”, përfundoi legjenda e Realit dhe Spanjës.
Fati ka shënuar dy gola në pesë paraqitjet e tij të para për katalunasit këtë sezon, dhe Raul e di saktësisht se çfarë duhet për të qenë një yll i ri në La Liga.
Ai u bë lojtari më i ri ndonjëherë në futbollin spanjoll, që në moshën 17 vjeç dhe 164 ditë në vitin 1994, shënon nëntë gola në La Liga në sezonin e tij të parë për Los Blancos. /Telegrafi/