Telegrafi

Ratko Mlladiq pasi apeloi dënimin për krimet në Bosnje, paraqitet sërish në gjykatën e Hagës

Krimineli ushtarak serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, Ratko Mlladiq ka dal të martën (sot) para një gjykate të Kombeve të Bashkuara shkaku i apelimit të dënimit të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Mlladiq po vuan një dënim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për dhënien e urdhrit të kryerjes së masakrës ndaj tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995 në Srebrenicë dhe vrasjen e civilëve gjatë rrethimit 43-mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, raporton reuters.

Gjykatësit erdhën në përfundim se ish-ushtaraku ishte përgjegjës për masakrat ndaj myslimanëve boshnjakë dhe fushatën e “spastrimit etnik”, si pjesë e planit të krijimit të Serbisë së Madhe jashtë pjesëve të ish-Jugosllavisë, së bashku me liderin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe ish-presidentin serb, Slobodan Milosheviq. Ai ishte komandanti i forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës 1992-95 që ishte pjesë e shpërbërjes së Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

Në fillim të dy seancave dëgjimore, gjykatësja kryesuese, Prisca Nyambe tha se Mladic ka paraqitur nëntë arsyetime në apel, duke kërkuar lirim ose rigjykim.

“Prokuroria mendon se ankesa e Mlladiqit duhet të refuzohet në tërësinë e saj”, tha ajo në fjalën e hapjes.

Krimineli 77-vjeçar, u shfaq me maskë në fytyrë, të cilën e hoqi pas disa minutash. Procesi gjyqësor po zhvillohet përmes lidhjeve të drejtpërdrejta shkaku i pandemisë së coronavirusit. Juristët e Mlladiqit kanë kërkuar që të shtyhet gjyqi i apelit, duke argumentuar se ish-gjenerali gëzon shëndet të dobët.

Mladiq u dënua për 10 nga 11 akuzat gjersa prokurorët po kërkojnë një dënim shtesë për gjenocid.

Prokurorët thonë se Mlladiqi duhet të ishte dënuar edhe për akuzën e 11-të, gjenocid kundër boshnjakëve dhe kroatëve në pesë komuna të Bosnjës që ishin kryer në vitin 1992. /Telegrafi/