Telegrafi

Ratajkowski e përfshin edhe burrin e saj në fotosesion, por të gjithë sytë janë tek ajo

(Foto: Getty Images)

Emily Ratajkowski duket se e ka rekrutuar burrin e saj në botën e modelimit duke bërë disa poza në shoqëri të Sebastian Bear-McClard në fotosesionin e ri për një linjë të kostumeve të larjes.

Duke reklamuar koleksionin Inamorata, 26-vjeçarja është dukur mahnitëse duke i vënë në plan të parë linjat e saja trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Emily Ratajkowski

Ditë më parë, Bear-McClard ishte kujdesur për të pasmet e modeles duke ia lyer me preparate për lëkurën, ndërsa në një imazh të ri, ajo ka pozuar me bikini para burrit të saj.

Sidoqoftë, fotografitë tjera, në të cilat Emily ka pozuar vet, janë ato që kanë marrë më së shumti vëmendje.

Në njërën prej fotografive, Ratajkowski ka pozuar para pasqyrës, ndërsa fokusit të aparatit ia ka kthyer të pasmet.

Në një tjetër imazh, ajo ka të veshura vetëm brekë, ndërsa gjoksin e ka mbuluar me duar.

Po ashtu, modelja ka vënë në plan të parë trupin e saj përmes një poze tjetër reklamuese të bikinive të reja. /Telegrafi/