Kylian Mbappe nuk është më një personazh i preferuar në dhomat e zhveshjes së Paris Saint-Germain dhe shumë do të thonë i justifikuar pas sagës që është ende në vazhdim, lidhur me qëndrimin apo largimin e tij nga klubi.
Se shumica e bashkëlojtarëve të PSG-së nuk kanë një mendim të lartë për Mbappen, e tregon edhe vota për kapitenin e klubit.
Pikërisht, kapiteni i Francës përfundoi vetëm në vendin e katërt në votimin anonim të lojtarëve të PSG-së për kapitenin e skuadrës.
Mbappe, i cili mbajti shiritin e kapitenit në disa ndeshje sezonin e kaluar në mungesë të Marquinhos, tani përfundoi vetëm në vendin e katërt me vetëm një votë.
Marquinhos élu capitaine par ses coéquipiers du PSG https://t.co/ldjxVI1RXE pic.twitter.com/rZrh4N9sll
— L'ÉQUIPE (@lequipe) August 22, 2023
Marquinhos mori më shumë vota dhe mbetet kapiteni i skuadrës, ndërsa Danilo Pereira mori rolin e zëvendësit.
Në rast se asnjëri prej tyre nuk është në fushë, shiritin e kapitenit do ta mbajë Presnel Kimpembe, ndërsa vetëm pas tyre u votua Mbappe.
Saga e Mbappes do të vazhdoj edhe për këto rreth 10 ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar veror. /Telegrafi/
https://twitter.com/KICKFOOTBAL/status/1694291628322615660