Për 65 vite me radhë, kompania Volkwagen ka punuar që udhëtarët të ndjehen komodë dhe të udhëtojnë shpejtë në furgonët e punuar prej tyre.
Për të shënuar këtë përvjetor, kësaj here është lansuar modeli ABT T6 i cili përfshin disa ristrukturime në pjesën e jashtme dhe në interier, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë, që është quajtur si ‘autobusi i klubit’, ka vend të mjaftueshëm për disa persona, si dhe për bagazhet e tyre.
Për dallim nga modelet e mëhershme, që kishin 204-kuaj fuqi, ky ka aftësi tërheqëse deri në 234-KF, ndërsa lëvizë me dy litra naftë për njësi.
Edicioni special i këtij furgoni është prezantuar në Gjenevë në kuadër Moto Show. /Telegrafi/