Mijëra adhurues u mblodhën në Stamboll për të marrë pjesë në lutjen e parë në Aja Sofia që kur u shndërrua në një xhami. Gjithashtu kishte edhe incidente duke prishur kordonin e policisë.
Në të njëjtën kohë, masat kundër përhapjes së cornavirusit janë lënë pas dore, shkruan AP.
Shumë besimtarë dhe turistë pushtuan rrugët përreth xhamisë, dhe shumë kanë fjetur në çadrat jo larg ndërtesës.
Në lutjet e para pas 86-vjetëve në Aja Sofia morrën pjesë një numër i madh i besimtarëve, duke përfshirë edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.
Në Greqi, për shkak të kësaj ngjarje, kambanat po kumbojnë, flamujt janë ulur në gjysmë shtizë gjersa edhe patriarku i Kishës Ortodokse Greke do të shërbejë një meshë të veçantë këtë pasdite.
Ndryshe, xhamia është një nga destinacionet më të vizituara turistike në qytetin e Stambollit, Aja Sofia nga viti 1985 është futur në listën e monumenteve të mbrojtura kulturore të UNESCO-s. /Telegrafi/