Era Istrefi u rikthye me projektin e ri.
Në fakt, ky ishte i pari mega suksesit me ‘Bonbon’ që bëri bujë të madhe anembanë botës.
Para disa orëve këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e re të shoqëruar me klip ‘Redrum’, i cili ka marrë 245 mijë klikime në YouTube.
Kjo po tregon se fansat po e presin mirë edhe këngën e re të Erës. Por, ajo që po e bën të veçantë është se po komentohet edhe prej qytetarëve serb.
Një prej tyre ka pohuar se për të ‘nuk është me rëndësi se jam serbe. Unë nuk i urrej artistët shqiptarë. Mos shpërndani urrejtje, por dashuri . Mos krijoni probleme, të cilat nuk ekzistojnë. Respekte të mëdha për Erën nga Serbia’.
Theksojmë se Era kësaj radhe ka bashkëpunuar me Felix Snow, producentin e njohur të muzikës elektronike.
E krahas emrit Era Istrefi që po fortifikohet në muzikë, këngëtarja tashmë po korr sukses edhe si imazh i firmave të ndryshme.
Ajo do jetë imazh i ngjyrave për llake të thonjve të kompanisë Revlon, duke e pasuar në pozitë Kylie Jennerin.
Kujtojmë se ‘BonBon’ deri më tani ka marrë mbi 314 milionë klikime në YouTube.
Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/