Telegrafi

Me rastin e festës “Ilinden”, Ivanov i falë 43 të dënuar

Me rastin e festës nacional çlirimtare maqedonase ”Ilinden” apo edhe ndryshe siç njihet, festa e Republikës, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka falur 43 persona. Ai e publikoi këtë vendim në Gazetën Zyrtare në numrin e djeshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ky vendim janë falur 43 persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, ku janë liruar pjesërisht nga dënimi me burg. Dënimet për të falurit, sillen nga tre deri më nëntë muaj.

Vendimi, ashtu siç shkruhet në Gazetë, është sjellë në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja 9 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në bazë të nenit 1, ligji për falje.

Përndryshe Ivanov muaj më parë mori vendimin për faljen e 56 personave të politikës, ku u shkaktuan reagime të ashpra, si nga brenda vendit ashtu edhe nga jashtë. Vijuan protesta të opozitës për tërheqjen e vendimit të Ivanovit./Telegrafi/