Telegrafi

Me rastin e Ditës së Evropës SÇE organizon takime me studentë

Sekretariati për Çështje Evropiane në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Evropiane sot organizon takim joformal me studentët-alumni të programit Erazmus, përfshirë edhe studentë nga jashtë të cilët aktualisht janë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM-së, përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe drejtori i agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Darko Dimitrov, njofton AIM.

Takimi do të realizohet në hapësirat e MQ-BE Info Qendra në Sheshin Maqedonia në Shkup. /Telegrafi/