Telegrafi

Me rastin e ditëlindjes, Hudson publikon fotografi me fëmijët: Dëshirat e mia janë të realizuara

Kate Hudson (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Kate Hudson e ka festuar ditëlindjen e 40-të dhe me këtë rast e ka ndarë me fansat një fotografi me fëmijët e saj.

“Dëshirat e mia janë të realizuara. Faleminderit për gjithë dashurinë. Këto janë të katërdhjetat”, ka shkruar aktorja në përshkrim.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me vajzën e vogël (të lindur në tetor të vitit të kaluar) dhe dy djemtë e saj.

Vajza që lindi më 2 tetor 2018 është nga lidhja e Hudson me partnerin aktual, Danny Fujikawa.

Djali 14 vjeçar Ryder është nga lidhja me Chris Robinson, kurse gjashtëvjeçarin Bingham e ka lindur nga lidhja me Matt Bellamy. /Telegrafi/