Kate Hudson e ka festuar ditëlindjen e 40-të dhe me këtë rast e ka ndarë me fansat një fotografi me fëmijët e saj.
“Dëshirat e mia janë të realizuara. Faleminderit për gjithë dashurinë. Këto janë të katërdhjetat”, ka shkruar aktorja në përshkrim.
Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me vajzën e vogël (të lindur në tetor të vitit të kaluar) dhe dy djemtë e saj.
Vajza që lindi më 2 tetor 2018 është nga lidhja e Hudson me partnerin aktual, Danny Fujikawa.
Djali 14 vjeçar Ryder është nga lidhja me Chris Robinson, kurse gjashtëvjeçarin Bingham e ka lindur nga lidhja me Matt Bellamy. /Telegrafi/