Telegrafi

Me rastin e diplomimit, vajza nga Teksasi pozon karshi aligatorit 450 kilogramësh (Foto/Video)

Një vajzë nga Teksasi kishte ftuar një “mysafir” të pazakontë gjatë realizimit të një fotosesioni me rastin e diplomimit – një aligator 450 kilogramësh.

Imazhet e 21-vjeçares, Makenzie Alexis Noland e veshur elegant me rastin e diplomimit karshi aligatorit të quajtur Big Tex, kanë bërë xhiron e botës në internet, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq e pyetur se pse kishte vendosur të pozoj karshi aligatorit gjigant, ajo ka pranuar se “ai është njëri nga miqtë e saj më të mirë”.

Noland kishte takuar aligatorin Big Tex gjatë majit të vitit të kaluar gjatë një vizite në parkun nacional të Beaumontit. /Telegrafi/