Site icon Telegrafi

Rasti “Zinxhiri”: Dënim me burg për tre persona, një dënohet me kusht

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shqiptoi dënime me burg dhe me kusht për ata që e pranuan fajësinë në seancën kryesore të mbajtur më 15 korrik në lidhje me rastin “Zinxhiri”.

Lexo po ashtu Dënime me burg për pesë të akuzuarit në rastin “Zinxhiri” në Maqedoni

Totali i dënimit me burg për tre të akuzuarit është 4 vjet e 11 muaj, ndërsa një e pandehure është dënuar me dy vjet burgim me kusht, nëse nuk kryen një vepër të re në pesë vitet e ardhshme. Katër kompanitë e përfshira në këtë rast duhet të paguajnë dy milionë e gjysmë denarë.

Paraprakisht, i akuzuari i parë Sasho Vuçkov, pas pranimit të fajësisë, ka marrë dy vjet e gjysmë burg dhe dy mijë euro gjobë, babai i tij dy vjet burg dhe një mijë euro gjobë, nëna e të pandehurit të parë ka marrë një vit dhe njëmbëdhjetë muaj burg dhe një mijë euro të tjera dënim.

Dy të akuzuarit e tjerë, të cilët e pranuan fajësinë, morën nga dy vjet burg dhe një mijë euro gjobë. Vetëm njëri nga gjashtë ata që e pranuan fajësinë para Gjykatës, Jeton Kaba, mori dënim me kusht prej dy vjetësh, nëse nuk kryente vepër penale në pesë vitet e ardhshme, dhe një mijë euro gjobë.

Dhe këta të akuzuarit duhet të kompensojnë edhe dëmin, pra të paguajnë taksën.

Për gjashtë kompani, përfaqësuesit e të cilave gjithashtu u deklaruan fajtorë më parë, Gjykata u caktoi gjoba, si dhe ndalime për pjesëmarrje në thirrje publike dhe koncesione./Telegrafi/

Exit mobile version