Site icon Telegrafi

Rasti i vetëm që u shënua sot me COVID-19, është nga Kamenica

Instituti i Kombëtar i Shëndetit publik, bën të ditur se sot është konfirmuar vetëm një rast me COVID-19, në vendin tonë. Ndërsa 28 pacientë janë shëruar.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Kamenicës konkretisht nga fshati Poliçkë.

“Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste.

Lexo po ashtu Edhe 28 të shëruar dhe vetëm një rast me COVID-19

Ndërkaq, sot nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç nga Plavë-Dragash, e konfirmuar me COVID-19 me datë 24.04.2020.

Pacientja është transferuar në Klinikën Infektive nga Spitali i përgjithshëm i Prizrenit në gjendje të rënduar me 26 prill 2020 me Inflitrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt, Diabetes melitus”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Exit mobile version