Sot është mbajtur seanca e radhës lidhur me keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderët e ELEM SH.A nga kompania ”Transmet” e udhëhequr atëherë nga Sead Koçan.
Dëshmitar në këtë seancë të sotme ka thënë se është keqpërdorë nënshkrimi i tij. ”Kam tre nënshkrime, faturat janë të miat kurse nënshkrimet ‘ashtu-ashtu”’
Ky dëshmitar ka pranuar edhe se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në kompani vetëm se janë njohur familjarisht me Sead Koçan.
Në gjykimin e kaluar, Koçan ka thënë se ndjehet i pafajshëm në këtë rast. /Telegrafi/