Telegrafi

Rasti “Tortura” do të vazhdojë më 20 nëntor

Rasti i PSP-së “Tortura” për të cilën dyshohet mënyra e arrestimit të liderit të partisë Maqedonia e bashkuar dhe ish-ministri i brendshëm, Ljube Boskoskit në vitin 2011 do të vazhdohet më 20 nëntor.

Në seancën e sotme u publikuan disa video inçizime nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu në seancën e sotme u publikuan disa fotografi të ekzaminuar nga lokalet e Ministrisë së Brendshme, si numërim dhe futja në kompjuter e numrave serik të kartëmonedhave në emërtimet 100 euro.

Lexo po ashtu Në seancën për rastin “Tortura” publikohet video inçizimi i arrestimit të Ljube Boshkoskit

Procesi gjyqësor është në procedurat e dëshmive dhe për seancat e ardhshme kanë ngelur të shikohen edhe disa CD nga Ministria e Brendshme nga transmetimet e stacioneve televizive./Telegrafi/