Rasti i PSP-së “Tortura” për të cilën dyshohet mënyra e arrestimit të liderit të partisë Maqedonia e bashkuar dhe ish-ministri i brendshëm, Ljube Boskoskit në vitin 2011 do të vazhdohet më 20 nëntor.
Në seancën e sotme u publikuan disa video inçizime nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjithashtu në seancën e sotme u publikuan disa fotografi të ekzaminuar nga lokalet e Ministrisë së Brendshme, si numërim dhe futja në kompjuter e numrave serik të kartëmonedhave në emërtimet 100 euro.
Procesi gjyqësor është në procedurat e dëshmive dhe për seancat e ardhshme kanë ngelur të shikohen edhe disa CD nga Ministria e Brendshme nga transmetimet e stacioneve televizive./Telegrafi/